Sllovakia ka dëbuar tre punonjës të ambasadës ruse, njoftoi kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger. Më herët, Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Ivan Korçok, deklaroi se Sllovakia do të ndërmarrë hapa të mprehtë në mbështetje të Republikës Çeke.
“Sllovakia po dëbon tre diplomatë rusë. Në përputhje me situatën aktuale gjeopolitike, si dhe situatën në Republikën Çeke, tre punonjës të ambasadës ruse në Bratislavë duhet të largohen nga territori i Sllovakisë brenda shtatë ditësh”, specifikoi kryeministri, raporton france24.
Më herët, Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Ivan Korçok, deklaroi se Sllovakia do të ndërmarrë hapa të mprehtë në mbështetje të Republikës Çeke.
Javën e kaluar, Republika Çeke akuzoi Rusinë se ishte përfshirë në një shpërthim në një depo municioni në fshatin Vrbjetice në vitin 2014.
Kremlini i quajti akuzat të pabazuara dhe zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zaharova e përshkroi situatën si një “paradë çmendurie”. /Telegrafi/
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...