Policia në Sllovaki arrestoi të dyshuarin për vrasjen e një gazetari hulumtues dhe të së fejuarës së tij, shtatë muaj më parë.
Kryeministri sllovak, Peter Pellegrini, tha në një shënim në Facebook se është është i lumtur për lajmin që “policia ka arrestuar të dyshuarit për vrasjen e dy të rinjve të pafajshëm” dhe tha se hetimi është “prioritet” i qeverisë së tij.
Jan Kuciak është gjetur i vdekur së bashku me Martina Kusnirovan në shtëpinë e tyre pranë kryeqytetit sllovak, Bratisllavë, në muajin shkurt.
Të dy kanë qenë të moshës 27 vjeçare.
Autoritetet kanë thënë se besojnë se vrasja ka pasur të bëjë me punën e Kuciakut si gazetar.
Duke cituar burime brenda policisë, ueb-faqja e lajmeve Dennik N raportoi se janë arrestuar tetë persona, përfshirë vrasësin e dyshuar dhe bashkëpunëtorët e dyshuar.
Në mars, kryeministri i atëhershëm i Sllovakisë, ka dhënë dorëheqje, pas trazirave publike dhe protestave në rrugë si shkak i vrasjes së gazetarit dhe të dashurës së tij.
Biden dënon sulmin në Nju Orlins
Tragjedia në Cetinje, Mali i Zi shpall tri ditë zie
Masakra në Nju Orlins: I dyshuari shtetas amerikan, në makin...
Ambasadori Dugolli: I trishtuar nga sulmi i tmerrshëm terror...
Të shtëna me armë në Mal të Zi, raportohet për disa viktima
Nga sot energjia elektrike në Maqedoni më shtrenjtë për 0.92...