Skuqjet e lëkurës duhet të futen në listën zyrtare të simptomave të Covid-19, sepse një në 11 pacientë i ka ato, thonë shkencëtarët.
Akademikët e Kolegjit King në Londër morën të dhëna nga 20 mijë britanikë të testuar për Covid-19 se ku dyshuan më së shumti se kishin sëmundjen, transmeton portali arbresh.info.
Ata gjetën se 9 për qind e britanikëve të infektuar gjithashtu vuanin nga skuqjet e lëkurës, gjersa 8 për qind me simptoma tjera kishin probleme me lëkurën.
Shkencëtarët tani po bëjnë thirrje që skuqjet e lëkurës të njihen si një simptomë zyrtare për të parandaluar një numër të konsiderueshëm të rasteve që rrëshqitën nën radar.
NHS aktualisht rendit vetëm tre shenja të infeksionit – ethe, kollë e vazhdueshme dhe humbje e erës ose shijes.
Kjo sugjeron që vetëm njerëzit me këto tre simptoma mund të kenë Covid-19 dhe për këtë arsye duhet të izolohen dhe të testohen./arbresh.info/
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...