Rusia i quan provokime flagrante të Perëndimit çështjen Skripal dhe gjithë ato që ndodhen pas helmimit të agjentit të dyfishtë në Britaninë e Madhe.
“Po organizohen për të nxitur qëllimisht një konfrontim dhe për të vazhduar demonizimin e Rusisë. E ashtuquajtura “çështje Skripal” u bë një pretekst, qoftë i shpikur, qoftë i inskenuar, për dëbimin masiv dhe të pajustifikuar të diplomatëve rusë, jo vetëm nga SHBA-të dhe Britania e Madhe, por edhe nga një sërë shtetesh të tjera, shumicës prej të cilave thjesht iu shtrënguan rripat”, deklaroi ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov gjatë një konference në Moskë.
Kryediplomati rus deklaroi se Moska është e interesuar që të zbulohet e vërteta.
“Kërkojmë një hetim të hollësishëm dhe të përgjegjshëm në përputhje të plotë me Konventën për Ndalimin e Armëve Kimike. Pyetjet tona legjitime të paraqitura në bazë të kësaj Konvente nuk shpërfillen dot, gjë që është konfirmuar gjatë sesionit të posaçëm të Këshillit Ekzekutiv të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, thirrur nga Rusia më 4 prill”, vijoi ai.
Rusia i quan akuzat të pabaza, ashtu si edhe të tjerat të bëra në të shkuarën.
“Ne u bëjmë thirrje sërish të gjithë kolegëve tanë që çdo problem të adresohet vetëm brënda kufijve të ligjit ndërkombëtar, në mënyrë të ndershme dhe duke paraqitur prova. Ne jemi të gatshëm për një bashkëpunim të tillë”, mbylli reagimin e tij Sergei Lavrov./tch/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...