Skocia do të filloj lehtësimin e masave të marra në luftën kundër koronavirusit nga 28 maji.
Ministria e parë e Skocisë Nicola Sturgeon gjatë një konference tha se do të lehtësohet qarkullimi të enjten dhe deklaroi se Faza e Parë do të filloj nga 28 maji.
Sturgeon tha se “faza e parë do të vendos për mundësinë e hapjes së vendit dhe të na ndihmoj në mbajtjen e situatës me koronavirus nën kontroll.”
Ajo tregoi edhe disa detaje të tjera të Fazës së Parë ku do të lejohen disa aktivitete sportive si golfi dhe peshkimi, hapja e disa kopshteve dhe takimet në mes njerëzve por gjithnjë duke ruajtur distancën sociale.
Për të forcuar strategjinë “provë, gjurmë, izolim” Sturgeon njoftoi një përshpejtim të testimit për të gjithë duke përfshirë edhe testimin e “këdo mbi moshën 5 vjec, që shfaqin ndonjë simptomë nga 3 simptomat COVID-19”.
Deri më tani në Skoci janë të regjistruar 13,929 raste me koronavirus./arbresh.info/
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...