Skocia është bërë vendi i parë në botë që ofron produkte të higjienës falas për femrat, raporton Anadolu Agency (AA).
Akti i Produkteve të Menstruacionit, i cili u miratua nga Parlamenti Skocez të dielën në mbrëmje, paraqet detyrim ligjor për autoritetet që të ofrojnë produkte të menstruacionit falas për ata që kanë nevojë për to.
Zanafilla e legjislacionit nisi në vitin 2018, kur zëdhënësja e shëndetit nga radhët e Partisë Laburiste skoceze, Monica Lennon, nisi një fushatë mbarëkombëtare për të ofruar produkte sanitare falas.
“Kjo do të bëjë një ndryshim masiv në jetën e grave dhe vajzave dhe të gjithë atyre që kanë menstruacione. Tashmë shihet një përparim i madh në nivel komuniteti dhe të autoriteteve lokale për t’i dhënë të gjithëve mundësinë e dinjitetit të periudhës mujore”, u shpreh Lennon në një deklaratë.
“Kemi parë një ndryshim të madh në mënyrën se si diskutohen menstruacionet në jetën publike. Para disa vitesh, nuk ka pasur kurrë një diskutim të hapur për menstruacionet në dhomën e Holyrood-it, kurse tani kjo është diçka e zakonshme. MSP-të (anëtarët e Parlamentit Skocez) ishin të kënaqur të jenë pjesë e kësaj, ndërkaq kjo përfshinë menopauzën, endometriozën, si dhe llojet e produkteve që ne përdorim dhe qëndrueshmërinë e tyre”, shtoi ajo.
Fushata mbarëkombëtare filloi pasi disa këshilla lokale në pjesën veriore të vendit u kishin ofruar banoreve të tyre femra produkte falas të menstruacionit.
Ndërkohë, lëvizja e Lennon-it mori mbështetje popullore, kurse në vitin 2020 Parlamenti Skocez miratoi mocionin duke e kthyer këtë dispozitë në ligj, dhe deputetët skocezë votuan njëzëri në mbështetje të tij.
Ligji do të ketë një efekt të rëndësishëm në uljen e “varfërisë së menstruacioneve”, pamundësisë së përballjes me produkte sanitare dhe do të ndihmojë shumë gra në të gjithë vendin që përjetuan mungesë të produkteve gjatë pandemisë së koronavirusit në 2020 dhe 2021.
Sipas “Women for Independence”, një grup fushatash, afërsisht një në pesë gra kishte përjetuar mungesë të produkteve të menstruacioneve që kishte efekte të dëmshme në higjienën, shëndetin dhe mirëqenien e tyre.
Hamza takon ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, diskutojnë për ...
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e g...
SPAK njoftim zyrtar për Erion Veliajn, i përgjigjet për kall...
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri