Google ADS

Skoci, mijëra qytetarë kërkojnë një votim të ri për pavarësinë

17:46 | 14 Maj 2022
Lorik Gerbeshi

Mijëra skocezë dolën sot në rrugët e Glasgowit, qytetit më të madh të Skocisë, duke kërkuar një referendum të dytë për pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon ka njoftuar më parë se një referendum për pavarësinë e vendit nga Britania e Madhe do të mbahet deri në fund të vitit 2023.

Referendumi i parë për pavarësinë e Skocisë u mbajt në vitin 2014, kur skocezët refuzuan të shkëputeshin nga pjesa tjetër e Britanisë së Madhe, pasi pak më shumë se 2 milionë qytetarë (55.3 për qind) votuan për të mbetur në kuadër të Mbretërisë ndrsa 1.62 milionë (44.7 për qind) për pavarësinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme