Skllavëria moderne dhe trafikimi ka kapluar çdo qytet në Britani

19:37 | 10 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Skllavëria moderne dhe trafikimi i qenieve njerëzore në Mbretërinë e Bashkuar, është më i përhapur se sa mendohej, ka deklaruar Agjencia Kombëtare e Krimit.

Aktualisht në Britani të Madhe janë duke u zhvilluar më shumë se 300 operacione të drejtpërdrejta policore, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info

Sipas vlerësimeve të kësaj agjencie në Britani të Madhe janë zbuluar rreth 10 mijë deri në 13 mijë raste të skllavërimit dhe trafikimit.

Departamenti ka paralajmëruar se trafikimi dhe skllavëria moderne janë aq të përhapura saqë njerëzit po bien në kontakt me viktimat.

Njerëzit që shfrytëzohen në Britani të Madhe, detyrohen të punojnë në femrat e kanabisit, në bujqësi, në shtëpi publike, etj.

Trafikantët kanë filluar të përdorin internetin për të joshur viktimat, duke u premtuar shkollim, punë, madje edhe martesë.

Numri më i madh i viktimave është nga Shqipëria, Nigeria, Vietnami, Rumania dhe Polonia./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme