Të paktën 36 njerëz kanë vdekur në ishullin Maui të Hawai, ku zjarret, të ndihmuar nga erërat e forta uragane, kanë krijuar ferr në tokë.
Zyrtarët thonë se shtrirja e katastrofës nuk dihet ende dhe numri i të vdekurve mund të jetë më i lartë, ndërsa banorët e tmerruar paralajmërojnë se ka ende trupa që notojnë në ujë.
Zjarri shkatërroi pjesën më të madhe të Lahaina në Maui, shtëpia e rreth 13,000 njerëzve. Qindra njerëz u zhvendosën, ndërsa mijëra u evakuuan.
Presidenti i SHBA, Joe Biden, miratoi një deklaratë fatkeqësie për Havain dhe urdhëroi që ndihma federale të përdoret për të rikuperuar zonat e prekura nga zjarret.
Ndihma federale në këtë rast përfshin grante për strehim të përkohshëm dhe riparime shtëpish, kredi me kosto të ulët për të mbuluar pronën e dëmtuar të pasiguruar dhe programe të tjera të ngjashme për banorët e Maui dhe bizneset e prekura nga zjarri, raporton AP.
Ne po përpiqemi të shpëtojmë jetë njerëzish dhe ndihem sikur nuk po marrim ndihmën që na nevojitet. Kjo nuk është as më e keqja. Ne kemi ende trupa që notojnë në ujë dhe në argjinaturë”, tha një nga vendasit për BBC.
Sad visuals of fire in Lahaina , Hawaii , as captured by a passenger from his Flight.#Maui #Lahaina #lahainafire #MauiFires pic.twitter.com/7cHOVjJvZy
— FL360aero (@fl360aero) August 10, 2023
Banorët e Lahaina, një qytet historik në Havai, thonë se zjarri shkatërroi pjesën më të madhe të qytetit.
Qyteti i Lahaina dhe rrethinat e tij po digjeshin nga flakët dhe nuk njihen, duken më shumë si një zonë lufte.
“Ky zjarr ishte shkatërrues dhe shumë më i keq se zjarri i vitit 2018. Më duhej të largohesha nga shtëpia ime dhe nuk jam i sigurt nëse është ende e paprekur. Është një makth i tmerrshëm, por për fat njeriu sipër mbajti familjen tonë të bashkuar dhe të gjithë dolëm të sigurte”, tha trajneri i klubit vendas.
Pamjet satelitore nga Maxar Technologies tregojnë Lahaina para dhe pas zjarrit katastrofik.
For those who are not on Maui, it’s hard to imagine the devastation.
Longtime resident, Emerson Timmins who saw the disaster in Lahaina joined KHON2 News for an interview: pic.twitter.com/POeeZDgiNd
— KHON2 News (@KHONnews) August 10, 2023
Roja Bregdetare e SHBA tha se shpëtoi 17 njerëz dhe ndihmoi në tërheqjen e 40 nga brigjet e Lahaina, ndërsa zjarret u përhapën në të gjithë Maui që nga e marta.
“Në mbrëmjen e së martës, ndërsa zjarri në Lahaina u përhap me shpejtësi drejt perëndimit dhe përfshiu qendrën e Lahaina, roja bregdetare filloi të marrë raporte për njerëz që iknin nga flakët dhe tymi deri në breg dhe përfundimisht në ujë”, tha Aji Kirksey. oficer komandues i sektorit Honolulu të Rojes Bregdetare të SHBA. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...