Pas publikimit të skandalit të zëvendës kancelarit të Austrisë Strache, ky vend do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. “Mjaft më”, tha kancelari i Austrisë Kurz. Pritet vendimi përfundimtar i presidentit.
Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz ka vendosur të prishë koalicionin me partinë populise të djathtë FPÖ. Ai këtë vendim ia ka komunikuar edhe presidentit të vendit Alexander Van der Bellen, nga i cili ka kërkuar zgjedhje të reja, “në një kohë sa më të shpejtë të mundur”. Sebastian Kurz është takuar sot në Vjenë edhe me presidentin dhe kanë shqyrëtuar së bashku mundësitë më të mira për dalje nga kriza qeveritare, pas publikimit të skandalit të liderit djathtist, Heinz-Christian Strache, i cili i ka premtuar oligarkëve rusë favore nga paratë e taksapaguesve austriakë, nëse ata e ndihmojnë në zgjedhje. Kurz tha se pas një video të këtillë, koalicioni nuk mund të vazhdojë.
“Pas publikimit të videos më duhet të them: Mjaft më!”, tha Kurz para gazetarëve. Strache kishte premtuar gjatë fushatës së kaluar parazgjedhore se do t’u bënte favore sipërmarrjeve ruse, nëse ata e ndihmojnë në fushatë, që Kurz e ka komentuar si një pëprjekje për shpërdorimin e parave të taksapaguesve austriakë.
Presidenti Van der Bellen foli pas publikimit të videos për një veprim të turpshëm dhe veprim të papërgjegjshëm të autoriteteve austriake. Ai tha se kjo nuk do të pranohen dhe se mirëbesimi duhet të kthehet tek qytetarët, e kjo mund të bëhet vetëm me zgjedhje të reja. Pritet që ai së shpejti të caktojë datë e zgjedhjeve të
reja. Njëkohësisht krerët e partisë FPÖ duhet të japin shpjegime të hollësisht për akuzat.
Strache jep dorëheqje
Më parë shefi i partisë djathtiste FPÖ, zëvendës kancelari Heinz-Christian Strache ka dhënë dorëheqje pas publikimit të skandalit. Krerët e opozitës kanë kërkuar menjëherë që të mbahen zgjedhje të reja. Dorëheqja e Straches nuk mjafton, tha kreu i listës së partisë SPÖ, për zgjedhjet evropiane, Andreas Schieder. Politika e Ausrisë ka nevojë për një ndryshëm rrënjësor, tha ai.
Para zyrës së kancelarit menjëherë pas publikimit të videos janë mbledhur rreth 7000 qytetarë të cilët kanë kërkuar përfunidmin e mandatit të qeverisë së Kurzit, e cila është zgjedhur para një viti e gjysmë, në dhjetor të vitit 2017. Vendimit do ta marrë së shpejti presidenti i Austrisë./DW
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?
Arioni humb durimin me Gresën, çohet nga tavolina dhe i repl...
Liverpool – Real Madrid/ Notat e lojtarëve, Mac Allister më ...
Ofertë Ekskluzive për Black Friday nga NimiTV: Abonohu Tani ...
FBI: Kërcënime me bombë ndaj kandidatëve të kabinetit të Tru...