Pas skandalit për korruspsion, Parlamenti Evropian ka vendosur që t’i jap fund funksionit të nënkryetares së Eva Kailit, duke e shkarkuar atë.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të PE-së, shkruan bbc.
“Vendimi që Eva Kaili të mos jetë më nënkryetare e Kuvendit u miratua me 625 vota pro, 1 kundër dhe 2 abstenime, që është dyfishi i shumicës së dy të tretave të votave të hedhura, që përfaqëson shumicën e deputetëve”, thuhet në njoftim.
Në njoftimin e tyre thuhet se procedura për këtë proces ka ka nisur me vendim të Konferencës së Kryetarëve.
“Votimi u krye në përputhje me Rregullën 21 të Rregullores së Punës së Parlamentit , dhe pas hetimeve të vazhdueshme në Belgjikë që përfshijnë disa deputetë dhe stafin e Parlamentit Evropian. Procedura ka nisur me vendim të Konferencës së Kryetarëve (Presidenti i PE dhe kryetarët e grupeve politike) mëngjesin e sotëm, e cila miratoi njëzëri këtë veprim”, thuhet tutje në njoftim. /arbresh.info/
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit