Një skandal i madh ka plasur në Zvicër.
Të dhënat dhe llogaritë e 30 mijë klientëve të bankës Credit Suisse tashmë janë bërë publike.
Sipas raportimit të mediave ndërkombëtare ata dyshohet se janë të përfshirë në tortura, trafik droge, pastrim parash, korrupsion dhe krime të tjera të rënda.
80 miliardë paund apo mbi 96 miliardë euro është shumë e pasurisë që këta klientë nga e gjithë bota bartin në këto llogari.
Publikimi i këtyre të dhënave është konsideruar si një nga dështimet më të mëdha të Credit Suisse.
Pavarësisht se ky institucion kishte premtuar se do t’i largonte klientët e dyshimtë dhe fondet e paligjshme.
Mes tyre është një trafikant qeniesh njerëzore në Filipine, një bos të bursës së Hong Kongut i burgosur për ryshfet, një miliarder që urdhëroi vrasjen e të dashurës së tij, yllit të popit libanez dhe drejtuesve që plaçkitën kompaninë shtetërore të naftës të Venezuelës si dhe politikanë të korruptuar nga Egjipti në Ukrainë, shkruan The Guardian.
Një tjetër llogari është në pronësi të Vatikanit që u përdor për të shpenzuar 350 milionë euro në një investim të dyshuar si mashtrim me pronat në Londër. Për këtë çështje është hapur një proces penal ndaj disa të pandehurve, duke përfshirë një kardinal.
E ndërkaq gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung” shkruan se baza e të dhënave u zbulua nga një sinjalizues anonim.
“Unë besoj se ligjet zvicerane të sekretit bankar janë imorale. Preteksti i mbrojtjes së privatësisë financiare është thjesht një gjethe fiku që mbulon rolin e turpshëm të bankave zvicerane si bashkëpunëtorë të evazuesve fiskal” -deklaroi ai.
Vetë zyrtarët e kësaj banke deklaruan se ligjet e rrepta të sekretit bankar të Zvicrës e pengojnë të komentojë pretendimet në lidhje me klientët individualë, duke këmbëngulur se dosjet e zbuluara nga gazetarët bazohen në informacione selektive të marra jashtë kontekstit, duke rezultuar në interpretime tendencioze të biznesit që kryen banka.
Kjo bankë po ashtu përballet edhe me akuzat se kishte ndihmuar në pastrimin e parave nga tregtia e kokainës në emër të mafies bullgare.
Institucionet financiare zvicerane menaxhojnë rreth 7 trilionë euro në asete, gati gjysma e të cilave u përket klientëve të huaj.
Skandali Credit Suisse hedh dritë mbi një nga qendrat më të mëdha financiare në botë, e cila është mësuar të operojë në hije.
“Kjo situatë mundëson korrupsionin dhe u mban në uri vendet në zhvillim ku të ardhurat tatimore shumë të nevojshme. Ndaj këto vende janë ato që vuajnë më shumë nga marifetet e Zvicrës” – tha sinjalizuesi i skandalit shkruan Suddeutsche Zeitung.
Denoncuesi pranoi se dokumentet e nxjerra nga banka përmbajnë edhe llogari që ishin legjitime dhe të deklaruara nga klientët në autoritetin e tyre tatimor.
“Unë jam i vetëdijshëm se të kesh një llogari bankare zvicerane nuk nënkupton domosdoshmërisht evazion fiskal ose ndonjë krim tjetër financiar. Megjithatë, ka të ngjarë që një numër i konsiderueshëm i këtyre llogarive hapen me qëllimin e vetëm për të fshehur pasurinë e zotëruesit të tyre nga institucionet fiskale dhe/ose për të shmangur pagesën e taksave mbi fitimet kapitale” – tha denoncuesi.
Por, sipas gazetës Lapsi.al në mesin e këtyre llogarive ka edhe klientë nga Kosova dhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
“Nuk mungojnë edhe llogaritë nga Shqipëria. Nëse sheh me vëmendje hartën që ka publikuar “The Guardian” vihet re se edhe vendi ynë është shënjuar me rreth. Kjo do të thotë se në këtë bankë ka edhe llogari të personave nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, citon lapsi.al. Mediat e huaja që kanë raportuar lajmin nuk i kanë nxjerrë ende të gjithë emrat për të parë se cilët janë shqiptarët që kanë depozituar para në këtë bankë”, shkruan lapsi.al.
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...