SHBA ka konfirmuar se ka anuluar bisedimet në Doha me talebanët pas vendimit që u morr nga udhëheqja e talebanëve për ndalimin e arsimimit të vajzave afgane.
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jalina Porter, u tha gazetarëve të premten se vendimi i talebanëve është një “pikë e mundshme kthese në angazhimin tonë” me sundimtarët de fakto të Afganistanit, transmeton portal arbresh.info
“Për hir të së ardhmes së Afganistanit dhe marrëdhënieve të talebanëve me komunitetin ndërkombëtar, ne i nxisim talebanët që të përmbushin angazhimet e tyre dhe popullit të tyre”, tha ajo.
“Ne gjithashtu qëndrojmë me vajzat afgane dhe familjet e tyre që e shohin arsimin si një rrugë për të realizuar potencialin e tyre të plotë,” shtoi ajo.
Mosmarrëveshja diplomatike vjen pasi institucionet arsimore të Afganistanit u rihapën të mërkurën me vajzat që do të fillonin shkollimin përtej klasës së gjashtë, por që nuk lejuan nga tabelanët.
Talebanët u kthyen në pushtet pas 20 vitesh luftë, duke rrëzuar përfundimisht me forcë qeverinë e njohur ndërkombëtarisht pasi forcat e udhëhequra nga NATO që e mbështetën atë u tërhoqën.
Vendimi për të kufizuar arsimimin e vajzave vjen pak më shumë se një javë përpara një konference të madhe ndërkombëtare të donatorëve, që OKB-ja kishte shpresuar se do të çonte në premtimin e qindra miliona dollarëve si ndihmë humanitare.
Kur talebanët u kthyen në pushtet, ata premtuan një sundim më të butë krahasuar me regjimin e tyre të parë nga viti 1996 deri në 2001, i cili u bë i njohur për shkeljet e të drejtave të njeriut.
Ata pretendonin se do të respektonin të drejtat e grave dhe se vajzat do të lejoheshin të studionin deri në universitet.
Megjithatë, talebanët kanë vendosur një sërë kufizimesh për gratë, duke i ndaluar në mënyrë efektive ato nga shumë punë qeveritare, duke kontrolluar veshjen e tyre dhe duke i penguar ato që të udhëtojnë vetëm jashtë qyteteve të tyre./trt/arbresh.info/
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...
Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë ...