Ministria e Mbrojtjes në Rusi ka hartuar një ligj për të ndaluar postimet në rrjetet sociale nga ushtarët dhe personeli ushtarak.
Ligji thotë se fotot, videot dhe materialet e tjera të ngarkuara në internet mund të zbulojnë detaje ushtarake të dobishme për armiqtë, transmeton portali arbresh.info
Kohëve të fundit publikimet e ushtarëve rusë kanë zbuluar vendndodhjen e tyre në Ukrainë dhe Siri.
Në korrik të vitit 2014 një korrespondente e BBC-së ripublikoi në “Twitter” një foto të publikuar nga një ushtar rus, i cili me krenari raportonte dërgimin e raketave “Grad” drejt rebelëve prorusë në Ukrainë.
Ministra ka bërë të ditur se trupat kryesore shtetërore të sigurisë “FSB” dhe “FSO” e kanë të ndaluar tashmë të publikojnë fotografi në mediat sociale.
Ligji pritet të miratohet në janar të vitit 2018./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...