Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka folur sot me Vladimir Putinin e Rusisë dhe me atë të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.
Gjatë dy telefonatave, Emmanuel Macron diskutoi kushtet e një armëpushimi të mundshëm, sipas presidencës franceze, transmeton portal arbresh.info
“Asnjë marrëveshje nuk është arritur”, thuhet në deklaratë, por Macron “mbetet i bindur për nevojën për të vazhduar përpjekjet e tij” dhe ai “qëndron përkrah Ukrainës”.
Kremlini konfirmoi se Putin dhe Macron kishin një telefonatë në të cilën shkëmbyen pikëpamjet rreth situatës në Ukrainë, duke përfshirë bisedimet midis negociatorëve rusë dhe ukrainas.
Detaje tjera nuk janë dhënë./arbresh.info/
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj