Rritja e numrit të të infektuarve në Austri po dërgon në rregulla më të rrepta mbi Covid-19 për të pavaksinuarit, të cilët së shpejti nuk do të mund të shkojnë në restaurante dhe bare.
Pas shteteve federale të Styria dhe Tirolit, Austria e Epërme dhe Carinthia së shpejti nuk do të lejojnë më njerëz të pavaksinuar në restorante dhe bare, transmeton portal arbresh.info
Kjo vlen edhe nëse ata tregojnë një test negativ për koronavirus, u vendos të premten. Masat duhet të hyjnë në fuqi në Austrinë e Epërme më 8 nëntor dhe në Carinthia më 4 nëntor.
Hyrja në restaurante dhe bare do të lejohet vetëm për të vaksinuarit dhe ata që i kanë mbijetuar Covid-19.
Në shumë vende mbajtja e maskës është e detyrueshme.
“Ne jemi në prag të hyrjes në një pandemi të pambrojtur për shkak të të pavaksinuarve”, tha kancelari i ri austriak Alexander Schallenberg.
“Shpresoj se kjo masë do të dërgojë një sinjal për ata që hezitojnë të vaksinohen dhe ka ende shumë,” tha Schallenberg.
Nga 1 nëntori në Austri shumë punonjës do të shkojnë në punë vetëm nëse kanë prova se janë vaksinuar, nëse kanë dëshmi se e kanë kaluar koronavirusin dhe nëse kanë një test negative.
Në Austri, numri i të sapovaksinuarve është ulur ndjeshëm gjatë javëve të fundit.
Partia Populli, Liritë, të Drejtat Themelore (MFG), e cila mbledh skeptikët për vaksinën kundër Covid-19, fitoi gjashtë për qind të votave në zgjedhjet e fundit në Austrinë e Epërme dhe hyri në parlamentin provincial./arbresh.info/
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...