Ai nuk mund ta ushqentë familjen e tij. Matilde Alonso e dinte që ishte e vërtetë, por nuk mund ta besonte. Vendi i tij, Guatamalo sapo ishte goditur nga pandemia, dhe Alonso, një punëtor ndërtimi 34-vjeçar, papritmas mbeti pa punë.
I mbytur në lot, ai mendoi gjatë gjithë natës se si do t’ia bënte, pasi kishte edhe gjashtë gojë tjera për të ushqyer, ndërsa qeveria nuk është se do e ndihmonte shumë.
“Dikur kemi ngrënë mish, mish pule, kemi pirë qumësht, ndërsa tani hamë vetëm tortilla me kripë. Nuk ka më as mish, as mish pule, as qumësht, asgjë”, tha ai për Bloomberg.
Për dhjetra miliona njerëz si Alonso, pandemia ka nxjerrë në pah statusin e brishtë ekonomik në të gjithë botën. Megjithatë, asnjë nuk ngjan me atë të Amerikës Latine, e cila është në skaj të një vale të egër të varfërisë.
Nga Buenos Aires në Meksiko City, familjet janë duke anashkaluar vaktet e ushqimit, ndërsa në Kili, një histori suksesi në botën e zhvilluar, disa lagje i janë kthyer gatimeve në komunitet, që ngjan me të njejtën metodë që u përdor gjatë diktaturës së viteve 1980.
Pandemia ka ‘zhdukur’ klasën e mesme në Amerikën Latine, pasi shumica nga këta njerëz nuk kanë më akses në ushqime dhe edukim.
Sipas Maria Teresa Garcia, që udhëheq një nga organizatat bamirëse, një numër i madh i njerëzve në Meksisë janë në krizën më të keqe të mundshme për ushqim.
Por edhe pjesët tjera të botës janë duke u përballur me këtë përmbytje. Banka Botërore në qershor lajmëroi se pandemia mund të sjell varfëri në vendet më pak të zhvilluara si India, Nigeria dhe pritet që deri në 100 milionë njerëz të zhyten në varfëri ekstreme.
Me këtë, do të ketë një rritje masive të pabarazisë ushqimore. Deri në 132 milion njerëz më shumë sesa parashikuar më parë mund të mbeten të uritur në vitin 2020 dhe rritja e këtij viti mund të jetë më shumë se trefishuar çdo shekull, sipas vlerësimeve të KB. Amerika Latine po i prin kësaj fatkeqësie./arbresh.info/
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...