Europa është duke përjetuar valën e dytë të koronavirusit, e cila gjithnjë e më shumë është duke u bërë shqetësuese.
Shumica e vendeve europiane kanë marrë vendim për një izolim të dytë, me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit, shkruan portal arbresh.info
Në Francë në 24 orët e fundit kanë humbur jetën më shumë se 400 njerëz. Rreth 31,477 njerëz u shtruan në spital në vend në total, duke përfshirë një 3,168 të rinj në 24 orë.
Në anën tjetër, Parlamenti Hungarez ka miratuar ligjin që zgjat gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë.
Ligji i jep qeverisë kompetenca më të mëdha për të menaxhuar një pandemi për një periudhë prej 90 ditësh. Gjithashtu, referendume në nivelin kombëtar dhe lokal nuk mund të mbahen derisa të skadojë gjendja e jashtëzakonshme.
Një tjetër rekord vdekjesh nga koronavirusi është shënuar edhe në Britani të Madhe, ku autoritetet kanë raportuar se 532 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.
Britania e Madhe raportoi 20,412 raste të reja sot.
Greqia ka raportuar 2,384 raste të reja të koronavirusit dhe 41 njerëz kanë humbur jetën. Greqia tashmë ka hyrë në izolim total për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus.
Poashtu, edhe Austria ka shënuar një rritje dramatike të rasteve, ku në 24 orët e fundit, 6.120 raste të reja të infeksionit me koronavirus u regjistruan në Austri, dhe 45 pacientë vdiqën.
Në Slloveni, 1,084 raste të reja të koronavirusit u konfirmuan në 24 orët e fundit, bazuar në 4,457 mostra të testuara dhe 27 njerëz vdiqën.
Në Gjermani, 15,332 raste të reja të koronavirusit janë konfirmuar në 24 orët e fundit dhe 154 njerëz kanë vdekur, njoftoi Instituti Robert Koch për Sëmundjet Infektive.
Edhe Gjermania ka izoluar disa qytete me qëllim parandalimin e infeksionit.
Autoritetet në Europë bëjnë thirrje për kujdes të shtuar për shkak të numrit në rritje të të infektuarve./arbresh.info/
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...