Policia holandeze tha të martën se kishte dërguar njësi speciale në një shesh qendror në Amsterdam, sepse një burrë i armatosur po mbante peng një ose më shumë persona në një dyqan në Apple.
“Është një person i armatosur, ndërsa forcat e policisë dhe njësitë special ndodhen në vendin e ngjarjes”, shkroi policia e Amstërdamit në mediat sociale, transmeton portal arbresh.info
“Ne po kufizojmë informacionin në lidhje me situatën në Apple Store… në mënyrë që të mos shqetësojmë hetimin dhe përpjekjet tona atje”, thuhej tutje në njoftim.
Më vonë është konfirmuar se situata kishte të bënte me pengmarrje, pa dhënë detaje se sa persona ishin mbajtur peng.
Disa persona kanë mundur të largohen nga dyqani, tha policia holandeze, por shtoi se nuk dëshiron të shtjellojë për momentin situatën brenda dhe përreth dyqanit.
Dyqani Apple ndodhet në njërin skaj të Leidseplein-it luksoz, një shesh në anën jugore të qendrës së Amsterdamit.
Qyteti më i madh i Holandës pa një valë të katër grabitjeve të armatosura të dyqaneve të telefonisë celulare në vitin 2021, duke bërë që disa dyqane të hiqnin shumicën e furnizimeve të tyre. Megjithatë, asnjë nga grabitjet nuk kishte ndodhur në qendër të qytetit./arbresh.info/
Kica-Xhelili: Lista e LDK-së është lista më e mirë që ka Kos...
Von Der Leyen: BE gati për të nisur shqyrtimin e aplikimit t...
Deklarata e Samitit kërkon zbatim të marrëveshjeve mes Kosov...
Roza Lati thumbon Heidin pasi u zyrtarizua si prezantuese e ...
A e shohin njëri-tjetrin në finale Xuxi dhe Gresa?
Gjykata e Francës e mban në fuqi dënimin e Sarkozyt për korr...