Kremlini ka pohuar se presidenti rus Vladimir Putin është në gjendje të mirë shëndetësore, duke hedhur poshtë ato që i quajti “raporte të rreme” se presidenti rus është sëmurë, sipas The Guardian.
“Gjithçka është në rregull,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në konferencën e tij të përditshme.
“Ju e dini që specialistët ukrainas të informacionit, dhe ata amerikanë dhe britanikë, kanë hedhur poshtë pretendimet e ndryshme për gjendjen e shëndetit të presidentit gjatë muajve të fundit- këto nuk janë gjë tjetër veçse falsifikime,” shtoi ai.
Putin u kollit gjatë një daljeje publike të mërkurën, kur sipas agjencisë së lajmeve Interfax, ai ishte ftohur gjatë një vizite në Iran një ditë më parë.
“Dje ishte shumë nxehtë në Teheran, plus 38 gradë Celsius, dhe është ftohur nga ajri. Kështu që kërkoj falje”, citohet të ketë thënë Putin./arbresh.info/
Diplomatët amerikanë vizitojnë Sirinë për herë të parë pas r...
Përurimin e segmentit Stanovc- Vushtrri, Kurti: Rruga Prisht...
Një nxënës sulmoi me thikë mësuesen dhe disa nxënës në Zagre...
Osmani: Lidhja e thellë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ësht...
Spiropali: Kosova meriton anëtarësimin në BE
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...