Situata në spitalet gjermane është jashtëzakonisht e vështirë

23:17 | 4 Janar 2021
Trina Galanxhi

Zëdhënësi i qeverisë Stefan Seibert e vlerësoi situatën në spitalet në Gjermani sot si jashtëzakonisht të vështirë për shkak të koronavirusit.

Sipas mediave ndërkombëtare, situatët e vështirë paraqitet në Berlin, pasi besohet se nuk ka më shtretër të lirë për shkak të numritë të madh të pacientëve me Covid-19, transmeton portal arbresh.info

Numri i rasteve të konfirmuara në Gjermani sot u rrit me 9,847 dhe arrin në më shumë se 1.77 milion, tregojnë të dhënat nga Instituti Robert Koch, raporton Reuters.

Gjermania është duke e përjetuar rëndë valën e dytë të koronavirusit, ndërsa në valën e parë ishte një ndër vendet që e kaloi me shumë sukses epideminë dhe me një numër të vogël të infektuarish./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme