Ministri i Jashtëm i Gjermanisë ka bërë thirrje për një takim të hershëm të homologëve të Bashkimit Europian, në të cilën do të diskutohet për situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme.
Heiko Maas përmes një deklarate tha se “Europa tani ka një rol të rëndësishëm në funksion të përshkallëzimit të rrezikshëm të konfliktit midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit”, transmeton portal arbresh.info
Maas tha se Europa ka kanale të besueshme komunikimi për të gjitha palët që duhet të përdoren ‘në masën e plotë’ mbi situatën aktuale të krijuar.
Ai shtoi se Gjermania do të sqarojë marrëdhëniet me Irakun, pas një votimi parlamentar për të dëbuar trupat e huaja, duke shtuar se “Gjermania respekton çdo vendim”.
Gjermania ka rreth 130 ushtarë në Irak si pjesë e një misioni ndërkombëtar të ndihmës dhe trajnimit./arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...