Konflikti në Kongo ka detyruar 1.7 milionë njerëz që të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë këtij viti, duke shkaktuar një “krizë të madhe”.
Për të dytin vit rradhazi, Kongo është më i prekur nga zhvendosja e konflikteve në botë, theksojnë agjencitë e ndihmave, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Kongo është goditur për nga jostabiliteti, përderisa milicia rivale po lufton për kontrollin e territorit.
Konflikti është përkeqësuar nga mos mbajtja e zgjedhjeve vitin e kaluar.
“Kjo është një krizë e madhe. Shkalla e njerëzve që largohen nga dhuna jashtë vendit, tejkalon krizën në Siri, Jemen dhe Irak”, ka theksuar Ulrika Blom, drejtoreshë e Këshillit Norvegjez për Refugjatë në Kongo.
Ajo ka theksuar se nëse nuk mirren masa shpejt, shumë njerëz do të vdesin nga uria./arbresh.info/
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...