Google ADS

Situata në Gaza dhe Ukrainë, Borell: BE-ja përballet me dy prova të mëdha

11:18 | 16 Nëntor 2023
K.B

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Josep Borell ka folur për situatën në Gaza dhe Ukrainë.

Duke folur për sulmet që po ndodhin atje (në Gaza), Borell tha se duhet të mbajnë një qëndrim parimor për Gazën dhe duhet të jenë më të përkushtuar në mënyrë që të arrihet paqja në Lindjen e Mesme.

“Të hënën, ne kishim Këshillin tonë mujor të Punëve të Jashtme. Ne diskutuam kryesisht situatën dramatike në Gaza dhe luftën kundër Ukrainës. Këto dy konflikte janë shumë të ndryshme, por edhe të ndërlidhura. Ne duhet të mbajmë një qëndrim parimor për Gazën dhe të bëhemi shumë më të përkushtuar për të arritur paqen në Lindjen e Mesme dhe në të njëjtën kohë të qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të Ukrainës për “për aq kohë sa duhet”, ka deklaruar Borelll.

Ai tha se BE është duke u përballur me dy prova të mëdha.

“BE-ja përballet me dy prova të mëdha në Ukrainë dhe në Izrael-Palestinë. Zjarri i luftës po digjet në kufirin lindor të Evropës për gati dy vjet, shumë më gjatë se sa kishte menduar Putin. Ai besonte se brenda disa javësh ushtria ruse do të ishte në Kiev dhe mund të instalonte një regjim kukull, si ai në Bjellorusi. Falë rezistencës së Ukrainës dhe mbështetjes ndërkombëtare, kjo nuk ndodhi”, ishte shprehur Borell.

Gjatë fjalimit të tij ai shton se Evropa ka përmbushur përgjegjësitë e saj duke mbështetur Ukrainën ekonomikisht dhe ushtrakisht.

“Evropa ka përmbushur përgjegjësitë e saj: BE-ja e ka mbështetur masivisht Ukrainën ekonomikisht dhe ushtarakisht. Ne kemi trajnuar më shumë se 30 000 ushtarë ukrainas dhe mbështetja jonë ushtarake tani arrin në 27 miliardë euro. Ne kemi vendosur 11 paketa sanksionesh dhe po përgatisim të 12-tën. Ai do të përfshijë ndalime të reja të importit dhe eksportit, veprime për të shtrënguar kufirin e çmimit të naftës dhe për të luftuar anashkalimin e sanksioneve”, shtoi Borell./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme