Google ADS

“Situata me Katarin më e rrezikshme se ajo me Korenë Veriore”

21:38 | 24 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Situata me Katarin është shumë më e rrezikshme për botën, sesa ajo e Koresë Veriore, ka deklaruar ish-këshilltari i Presidentit Donald Trump.

Steve Bannon pretendon se Katari është situata më e rëndësishme që është duke ndodhur në botë, ndërsa ka theksuar se njerëzit nuk janë duke i kushtuar shumë vëmendje, transmeton portali arbresh.info

Sipas tij, Arabia Saudite që ka udhëhequr izolimin e Katarit është një ndër konfrontimet më shqetësuese në botë.

Shtetet e Bashkuara aktualisht janë duke mbështetur lëvizjet saudite për të ndëshkuar Katarin, e cila akuzohet për financim të Vëllazërisë Myslimane dhe për mbështetjen e terrorizmit islamik.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti vendosën një bllokadë të pashembullt tokësore, detare dhe ajrore në fqinjin e tyre të pasur të Gjirit më 5 qershor.

Bannon theksoi se vizita e Trump në Riad ka ndezur bllokadën e zbatuar nga Arabia Saudite.

Katari në mënyrë të vazhdueshme ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar negociata me vendet tjera të Gjirit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme