Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar lidhur me situatën kaotike të krijuar në Afganistan, ku pushteti ka rënë totalisht në duart e talibanëve, ndërsa SHBA dhe BE vijojnë operacionet për evakuimin e personeleve të tyre diplomatike, por edhe afganëve që iu kanë shërbyer atyre.
Në një konferencë nga selia e NATO, Stoltenberg ka deklaruar se situata në Afganistan është jashtëzakonisht serioze dhe e paparashikueshme. Ai është shprehur se NATO do të dërgojnë avionë shtesë për evakuimi e qytetarëve në Kabul.
“Talebanët kanë marrë kontrollin e vendit. Unë jam shumë i mërzitur për atë që po shoh në Afganistan. Unë dua të falenderoj vendet që po ndihmojnë në evakuimin e qytetarëve. Gjithashtu falenderoj SHBA dhe Britaninë e Madhe për sigurinë që ofruan në aeroport.
Talibanët duhet të respektojnë ata që duan të jetojnë atje. Aeroporti duhet të jetë i hapur. Do të dërgohen avionë shtesë për evakuimin e qytetarëve në Kabul”, është shprehur shefi i NATO-s.
Kurti merr pjesë në përurimin e rrugës Nacionale N2 Prishtin...
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...