Google ADS

Situata e tensionuar në Lindjen e Mesme, Merkel do të udhëtojë drejt Rusisë

22:15 | 6 Janar 2020
Trina Galanxhi

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të udhëtojë drejt Rusisë më 11 janar për bisedime me Presidentin rus, Vladimir Putin, ku do të diskutojnë për krizën në Lindjen e Mesme, e cila është e tensionuar që nga vrasja e komandantit të lartë ushtarak Iranian Qassen Solemani.

Merkel do të bëj udhëtimin me ftesën e Putinit, ndërsa do të diskutojnë edhe për Sirinë, Libinë dhe Ukrainën, transmeton portal arbresh.info

Zëdhënsi i Merkel tha se Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas do të shoqërojë Merkelin në udhëtim.

Soleimani, i konsideruar si njeriu i dytë më i fuqishëm në Iran, u vra në aeroportin e Bagdadit nga një sulm ajror i kryer nga SHBA-të./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme