Situata e krijuar nga pandemia e COVID-19 nëpër botë

10:01 | 3 Maj 2020
Arbresh.info

Koronavirusi ka infektuar më shumë se 2.3 milionë persona dhe ka marrë jetët e më shumë se 243,000 personave në të gjithë botën.

Kina: Në vendi ku shpërtheu për herë të parë pandemia, nuk ka të vdekje të reja të raportuara që pesë ditë me radhë, ndërsa njerëzit kanë filluar të mblidhen në atraksione turistike në të gjithë vendin për fundjavë. 1 milionë persona kanë vizituar Shangain vetëm gjatë këtyre dy ditëve.

Franca: Numri i viktimave ka filluar të bie. Së paku 24,760 persona kanë vdekur pasi janë infektuar me COVID-19, një rritje prej 166 viktimave që nga e premtja, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Shëndetësisë. Qeveria franceze gjithashtu do të vazhdoj gjendjen emergjente edhe për dy muaj.

Brazil: Ministri i Shëndetit të Brazilit ka raportuar 421 të vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve, duke çuar numrin e përgjithshëm në 6,750 viktima. Brazili është vendi me më së shumti raste të raportuara në Amerikën Latine.

Miliarderi Warren Buffet shpreh optimizëm: Miliarderi dhe investitori tha së është i sigurt që Amerika do të shpëtoj nga pandemia COVID-19 sikurse shpëtoi edhe gjatë krizave të tjera viteve të kaluara. Ai gjithashtu njoftoi kompaninë e tij Berkshire Hathaëay kohën e fundit shiti të gjitha aksionet e tij në katër linja ajrore, duke e quajtur atë gabim për të investuar në industri.

Tajlanda: Tajlanda fillon të lehtësoj disa nga masat e marra për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Biznese të tjera si marketet dhe sallonet e bukurisë do të rihapen, trenat dhe autobusi dhe shitja e alkoolit.

Filipine: Të gjithë pasagjerët dhe kompanitë e fluturimit jashtë dhe në drejtim të vendit do të suspendohen për ndalimin e përhapjes së koronavirusit. Filipinet kanë të konfirmuar 8,928 raste dhe 604 të vdekur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme