Google ADS

Sistemi zgjedhor në Amerikë nuk është aspak demokratik

09:28 | 18 Shkurt 2018
Arbresh.info

Procesi i zgjedhjes së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është në arbitraritet me votat e qytetarëve por me ndikimet politike që kanë partitë.

Falë të ashtuquajturës “Kolegji elektoral” sistemi zgjedhor në SHBA nuk është aspak demokratik, shkruan Portali Arbresh.info.

Sipas kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës çdo katër vite zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme në SHBA dhe çdo katër vite dëgjohet fjala kolegji elektoral.

I ashtu quajturi “kolegji elektoral” përfaqëson sistemin e Shteteve të Bashkuara për zgjedhur Presidentin dhe Zëvendëspresidentin e vendit.

Ky sistem paraqet një grup të vogël të përfaqësuesve që votojnë në emër të shtetit që e përfaqësojnë, një grup që përbëhet prej ish-politikanëve dhe biznesmenëve të pensionuar.

Sipas këtij sistemi qytetarët amerikanë

Ky sistem u jep ndikim të ndryshëm votuesve, varësisht nga cili vend  vijnë. Të gjithë mendojnë që shtetet më të mëdha si Nju Jorku dhe Kalifornia Kanë më shumë rëndësi, por janë vendet e vogla që kanë më shumë ndikim.

Ja një shembull: Në Vajoming (Wyoming) ka një numër shumë më të vogël të qytetarëve dhe i kanë 3 vola elektorale, ose një për 135K banorë sa ka në përgjithësi. Kurse Kalifornia (Kalifornia) ka 39.2 milion banorë dhe i kanë 55 vota elektorale. Nga kjo do të thotë që secila votë në Vajoming vlen tri herë më shumë se secila votë në Kaliforni.

(fotoja “vlera e votave sipas vendit”)

Kushtetuta e SHBA-ve e specifikon se secili përfaqësues duhet të votojë për partinë e cila fiton në atë vend, por jo gjithmonë ndodh kështu. Përfaqësuesit mund të votojnë për këdo dhe nuk ka ndonjë ligj që e ndalon këtë.

Tamam ky sistem krijon “shtetet e pavendosura” të cilat mund të bëjnë ndikojnë në rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve. Që i bënë kandidatët për President të koncentrohen veç në disa vende, zakonisht në Florida, Pensilvania dhe Ohajo.

Kurse të ashtuquajturat “Shtetet e kuqe” (që përkrahin republikanët) dhe “Shtetet e Kaltra” (që përkrahin demokratët) nuk janë aspak të vërteta. Shumica e vendeve janë “Vjollcë”.

Por kur shumicës e votave shkon te njëra parti ajo parti i merr të gjitha votat elektorale, që do të thotë që votat e republikanëve bijën poshtë kur janë në një shtet demokrat.

Ka vite që senati provon ta ndryshojë sistemin e votimit, që qytetarët drejtpërdrejt ta votojnë presidentin por gjithmonë has në rezistencë pasi është forma më e mirë për ta manipuluar sistemin zgjedhor.

Disa herë gjatë Administrimit Obama është sjellë kjo temë në Senat por e ka hedhur poshtë.

Edhe në vitin 2017 është sjellë dy herë në Senat po është kundërshtuar.

Ky ka qenë shkaku që presidenti Trump ka korrur fitore, pavarësisht që Hilary Clinton ka pasur më shumë vota nga qytetarët.

Këtu ndahet i votuari popullor dhe i votuari i zgjedhur, që do të thotë se jo gjithmonë ai që ka më së shumti vota zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës./RronaJaka/Arbesh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme