Sistemi i kujdesit shëndetësor në Indi dhe shërbimet e tjera thelbësore janë afër kolapsit si rezultat i një vale të dytë të koronavirusit që filloi në mes të marsit me shpejtësi shkatërruese.
Të mërkurën, vendi pa rritjen më të lartë të përditshme të infeksioneve dhe vdekjeve që nga fillimi i pandemisë – 295,041 raste të reja Covid-19 dhe 2,023 viktima – ndërsa spitalet largojnë pacientët dhe lypin më shumë oksigjen, familjet e dëshpëruara luten për shtretër dhe ilaçe në rrjetet sociale, raporton “CNN”.
“Volumi është i jashtëzakonshëm,” tha Jalil Parkar, një konsulent i lartë i mushkërive në Spitalin Lilavati në Mumbai, të cilit i është dashur të shndërrojë hollin e spitalit në një pavijon shtesë të Covid. “Është tamam si një cunami”.
Kryeministri Narendra Modi iu drejtua kombit të martën, duke pranuar “betejën shumë të madhe” të vendit kundër Covid-19.
Këtë muaj, mijëra njerëz janë parë duke shkuar drejt stacioneve hekurudhore dhe stacioneve të autobusëve në qytete të tilla si Mumbai dhe Delhi, megjithatë qeveria qendrore ka pohuar se nuk po ndodh asnjë migrim i kundërt.
Vala e dytë, e cila ka kapërcyer të parën, ishte një situatë e krijuar nga vetëkënaqësia, thonë ekspertët, duke vënë në pah masat lehtësuese të qeverisë dhe një ndjenjë të rremë sigurie nga publiku. Javë para se rastet të fillonin të ngjiteshin përsëri, ministri federal i shëndetësisë deklaroi se India ishte “në lojën e fundit” të pandemisë.
Pavarësisht paralajmërimeve për rreziqet e Covid, ndeshjet sportive rifilluan, dasmat u mbajtën dhe kinematë e filmave u rihapën. Këtë muaj, një nga pelegrinazhet më të mëdha në Tokë, festivali hindu Kumbh Mela, poashtu u mbajt./arbresh.info/
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...
Pedri: Agjentët e mi po merren me kontratën e re me Barcelon...
Baerbock: Vendimi i SHBA-së për armë me rreze të gjatë për U...