SHBA-të reagojnë me shqetësim rreth planeve të Ankarasë për blerjen e sistemeve ruse të mbrojtjes raketore S-400, megjithëse vendet e tjera të NATO-s më herët kishin blerë raketat e sistemit të gjeneratës së mëparshme S-300, shkruan Anadolu Agency (AA).
Pas përpjekjeve pa sukses për të blerë sisteme të mbrojtjes ajrore nga SHBA-të, Turqia në vitin 2017 vendosi për të blerë sistemin rus S-400.
Sistemi S-300, i përfunduar në vitin 1978, është projektuar për t’u mbrojtur kundër sulmeve ajrore të shkurtra dhe të mesme dhe konsiderohet si një nga sistemet më të fuqishme të mbrojtjes ajrore në botë.
Rusia ka shitur sistemin S-300 në 20 vende, duke përfshirë vendet anëtare të NATO-s, si Bullgaria, Greqia dhe Sllovakia.
Kriza Kardakut në Detin Egje, e cila shpërtheu në ditët e fundit të vitit 1995 dhe arriti kulmin në muajin janar të vitit 1996, u shndërrua në një pikë kthese në strategjinë e mbrojtjes së Greqisë.
Duke dështuar të qëndroj në këmbë kundër Turqisë në pretendimin e saj në ishujt e Kardakut, Greqia arriti në përfundim se shitjet proporcionale të armëve që SHBA i bëri për të dyja palët (Greqisë dhe Turqisë) për të arritur një ekuilibër mes dy vendeve nuk mundën të plotësojnë nevojat e saj.
Hapi i parë që Athina mori në këtë drejtim në vitin 1996 ishte të nënshkruante një marrëveshje me Rusinë për blerjen e sistemit të mbrojtjes ajrore S-300 për t’i vendosur në tokën greko-qipriote.
Këto raketa nuk mund të vendoseshin në jug të Qipros si rezultat i presionit të Turqisë, por në vitin 1998 ato u vendosën në ishullin grek të Kretës, rëndësia strategjike e të cilës në vazhdimësi ka qenë në rritje.
Greqia nënshkroi marrëveshje të reja me Rusinë në vitin 1999 dhe 2004 për të blerë sistemet e mbrojtjes ajrore të mesme dhe të ulta TOR-M1 dhe OSA AKM (SA-8B).
Këto sisteme të mbrojtjes ajrore të prodhuara nga Rusia aktualisht janë një pjesë e integruar e sistemit të mbrojtjes ajrore të Greqisë, që është vend anëtar i NATO-s, ndërsa ato po ashtu janë vendosur në Qipron Greke.
Të dy sistemet e raketave kanë sisteme radari që do të përbënin një rrezik për forcat ajrore të NATO-s.
Sistemet S-300 fillimisht u zhvilluan për përdorim kundër avionëve, por më vonë u bënë të aftë për t’u mbrojtur kundër raketave balistike.
Sistemi është i aftë të ndjekë njëkohësisht 100 objektiva në radar, duke bllokuar deri në gjashtë objektive në të njëjtën kohë dhe mund të lëshoj deri në 12 raketa.
Sipas raportimit të New York Times, më 24 dhjetor të vitit 1994, SHBA në të kaluar po ashtu ka blerë sistemin e mbrojtjes ajrore S-300 nga Rusia. Sipas këtij raporti, SHBA fshehurazi ka blerë një sistem S-300 për të shqyrtuar sistemin dhe për të zhvilluar sistemet e veta Patriot.
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...
Loredana rrëfën ndarjen me Mozzik: Peshoja vetëm 43 kg
Presidentja Osmani kthen për rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen...
Zelensky në Parlamentin Evropian: Rusia është e vetmja që ku...
Katër fitore në pesë ndeshjet e fundit, a po fillon një epok...
Arion për lidhjen me Dianën: Neve po na penalizon për lojë d...