Google ADS

Siriania pa këmbë ecë me ndihmën e dy konservave

09:04 | 23 Qershor 2018
A. B.

Pamjet rrëqethëse të realizuara në një kamp refugjatësh në Siri, e tregojnë një vajzë pa këmbë, që ecë me ndihmën e konservave, pasi nuk ka mundësi të sigurojë protezat adekuate.

Maya Ali Merhi dhe babai i saj Mohammed, që të dy kanë lindur pa gjymtyrët e poshtme, si pasojë e një çrregullimi të panjohur, transmeton BBC.

Meqenëse nuk ka mundësi të sigurojë proteza për të bijën, babai i saj mbështolli konservat me material dhe ia përshtati, që ta ketë pak më të lehtë lëvizjen.

“Zemra më thyhet kur e shoh të bijën e vetmuar, teksa shokët e saj luajnë apo vrapojnë”, ka thënë babai i saj./arbresh.info/

Shiko videon :

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme