Sirianët nuk e duan Assadin për president

23:26 | 3 Prill 2017
Trina Galanxhi

Shtetet e Bashkuara nuk besojnë se populli sirian dëshiron që presidenti Bashar al-Assad të vazhdojë të mbetet udhëheqësi i tyre.

Kështu është shprehur Ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, transmeton portali arbresh.info.

“Ne nuk besojmë që sirianët vazhdojnë të duan Assadin”, ka thënë Haley gjatë një konferende për shtyp, kur u pyet në lidhje me deklarimin e Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson, gjatë vizitës së tij në Ankara, i cili tha se ‘statusi i Assadit varet nga populli sirian’./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme