Sirianët me leje qëndrimi gjermane po shkojnë gjithnjë e më shumë në Turqi

23:50 | 12 Prill 2018
Trina Galanxhi

Sirianët me leje qëndrimi gjermane po shkojnë gjithnjë e më shumë në Turqi, shpesh me ndihmën e kontrabandistëve, ka zbuluar një raport hulumtues nga transmetuesi gjerman NRD.

Arsyeja kryesore e këtyre lëvizjeve është bashkimi me familjet e tyre, transmeton portali arbresh.info

Përderisa refugjatët nuk marrin viza për të udhëtuar në Turqi, ata shpesh marrin rrugë të rrezikshme në vend.

Përdorimi i mediave sociale si Facebook po e bën më të lehtë “ikjen” e refugjatëve në Turqi.

Një udhëtim mbi Evros, lumi që ndan Greqinë dhe Turqinë, kushton rreth 200 euro, zbuloi raporti.

Gazetarët kryen kërkimet e tyre përgjatë kufirit turko-grek, duke intervistuar vetë disa kontrabandistë.

Njëri nga ta ka konfirmuar se çdo ditë i dërgon nga 50 persona në Turqi, kryesisht sirianë që mbajnë një leje qëndrimi gjermane. Në anën tjetër, ai tha se gjithmonë sjellin më shumë refugjatë nga Turqia.

Refugjatët me një leje qëndrimi gjermane mund të udhëtojnë legalisht në Greqi, por nga atje nuk janë në gjendje të udhëtojnë më tutje në Turqi pa vizë.

Raporti thekson se rreth 4 mijë refugjatë sirianë janë raportuar si të zhdukur, të cilët dyshohet se kanë udhëtuar drejt Turqisë.

Megjithatë, Horst Seehofer, ministri i brendshëm konservator i Gjermanisë, tha për median gjermane se nuk është e nevojshme që Gjermania të ofrojë një mënyrë ligjore për refugjatët që të hyjnë përsëri në Turqi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme