Pas rënies së Bashar Al Assad, sirianët flasin për herë të parë për sulmet kimike që ai ka kryer ndaj popullatës.
Tawfiq Diam bëhet emocional teksa flet lirshëm për atë që i ndodhi familjes së tij në vitin 2018, në Douma në periferi të Damaskut. Gruaja dhe katër fëmijët e tij nga tetë deri në 12 vjeç, u vranë në një sulm kimik më 7 prill 2018.
“Nëse do të kisha folur më parë, forcat e Bashar al-Asad do të më kishin prerë gjuhën. Do të më kishin prerë fytin. Nuk na lejohej të flisnim për këtë. Dëgjova një shpërthim dhe njerëzit bërtisnin në rrugë “kimike, kimikate”. Dola me vrap. Kishte një erë të keqe, pashë shkumë të verdhë që dilte nga goja e njerëzve. Fëmijët e mi nuk merrnin dot frymë, po mbytën. Pashë njerëz të shtrirë në rrugë. Edhe unë pothuajse vdiqa. Isha në spital për 10 ditë. Vetëm pesë ose gjashtë burra në këtë kompleks mbijetuan”, thotë ai.
Një tjetër sirian, Khalid Naseer thotë se vajza e tij e vogël, djali i tij dyvjeçar dhe gruaja e tij shtatzënë u vranë gjithashtu në sulmin e vitit 2018.
“Ata që u vranë ishin kryesisht fëmijë dhe gra. E gjithë bota e di se Bashar al-Assad është një shtypës dhe një gënjeshtar, dhe se ai vrau njerëzit e tij. Gruaja ime u vra dy ditë para se ajo të lindte fëmijën tonë,” u shpreh ai.
Sulmi i gazit me klor nuk ishte hera e vetme kur u përdorën armë kimike në zonë. Në vitin 2013, raketa që përmbanin agjentin nervor sarin u hodhën në disa periferi të kontrolluara nga rebelët në Ghouta Lindore dhe Perëndimore, duke vrarë qindra njerëz. Midis 2013 dhe 2018, Human Rights ëatch dokumentoi të paktën 85 sulme me armë kimike në Siri, duke akuzuar qeverinë siriane si përgjegjëse për shumicën e tyre.
Ata thonë se regjimi mori trupat e familjeve të tyre dhe i varrosi në një varr masiv.
“Kjo është hera e parë që kam shkelur këtu, të betohem në Zot. Po të kisha tentuar të vij këtu më herët, ata [regjimi] do të më kishin ekzekutuar. Në Bajram, kur më mungonte familja ime, hipja në anë të kësaj rruge dhe shikoja shpejt nga kjo. Më bëri të qaja”, tregon Tawfiq Diam, duke kërkuar që të trupat të nxirren dhe të afërmit të kenë një varrim dinjitoz.
Abdul Rahman Hijazi, një nga dëshmitarët okularë, thotë se u detyrua të jepte versionin e regjimit të ngjarjeve.
“Oficerët e inteligjencës më ndaluan dhe më thanë të gënjej. Më thanë të them që njerëzit janë vrarë për shkak të thithjes së pluhurit dhe jo kimikateve. Më kërcënuan se nëse nuk jam dakord, familja ime nuk do të jetë e sigurt. Shtëpia ishte e rrethuar nga njerëzit e regjimit”, tha ai./abcnews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...