Tashmë prej kohësh është harruar se disa kombe të Lindjes së Mesme, përfshirë Sirinë aktualisht të shkatërruar nga lufta, strehuan refugjatët evropianë gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkruan Anadolu Agency (AA).
Gjatë periudhës më të ashpër të luftës, civilët nga Evropa Perëndimore dhe Ballkani migruan drejt Lindjes së Mesme, duke kaluar përmes Detit Mesdhe dhe Turqisë për të shpëtuar nga pushtimi nazist dhe sovjetik.
Administrata për Ndihmë dhe Refugjatë në Lindjen e Mesme (MERRA), e themeluar nga britanikët në vitin 1942, vendosi rreth 40 mijë evropianë në kampe të ngritura në Siri, Egjipt dhe Palestinë.
Evropianët qëndruan në kampe derisa mbaroi lufta dhe më pas u kthyen në vendet e tyre ose shkuan në një vend të tretë.
Washington Post tregoi historinë e harruar në një raport të botuar në vitin 2016.
Raporti ndau informacione mbi situatën në kampe duke përdorur shënime nga një studim i kryer në prill të vitit 2016 nga kompania globale jofitimprurëse e mediave Public Radio International (PRI).
Sipas PRI-t, pasi refugjatët e sapoardhur iu nënshtruan inspektimeve mjekësore, ata u dërguan në apartamente të ndara për familje, fëmijë të pa shoqëruar, burra dhe gra beqare, si dhe u transferuan në një seksion të kampit.
Në vitin 1944, civilët që vinin nga ishujt grekë në kampin e Halepit mund të dilnin për t’u socializuar dhe për të bërë pazar pasi garantohej siguria e tyre.
Irani po ashtu strehoi dhjetëra mijëra polakë që shpëtuan nga masakrat naziste dhe kampet sovjetike, me një numër që varion nga 114 mijë në 300 mijë midis viteve 1939 dhe 1941.
Po ashtu më 11 janar të vitit 1942, një gazetë arabe me emrin “Huna al-Quds” (Këtu është Kudsi) në faqen e parë botoi një fotografi të grave siriane që shpërndanin rroba për fëmijët grekë.
“Ushqim dhe rroba të shpërndara për refugjatët që vinin nga Greqia në Siri”, shkruante titulli i botimit.
– “Bota u njoh me konceptimin e refugjatit për shkak të evropianëve”
Pavarësisht këtyre fakteve historike, kohëve të fundit evropianët nuk kanë treguar ndjeshmëri ndaj refugjatëve sirianë.
Profesori Yusuf Adıgüzel, një sociolog ekspert për çështjet e refugjatëve dhe migracionit, u përpoq të shpjegojë pse evropianët janë të pandjeshëm, të njëanshëm apo agresivë.
Adıgüzel tha se njerëzit jetojnë sikur kurrë nuk do të kenë një përvojë të keqe ose nevojë për ndihmë.
“Nga natyra, njerëzimi është i pandjeshëm ndaj incidenteve të trishtueshme që nuk i pëson. Prandaj, njerëzit shpejt harrojnë ose bëhen të pandjeshëm ndaj historisë së tyre, të të kaluarës së tyre dhe përvojave të trishtuara të stërgjyshërve të tyre”, tha Adıgüzel.
Si shembull, Adıgüzel tha se evropianët u strehuan në vendet e Lindjes së Mesme, përfshirë Sirinë, për të shpëtuar jetët e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Në këtë mënyrë, bota u njoh me konceptin e refugjatit. Me fjalë të tjera, përkufizimi ‘refugjatë’ filloi me evropianet”, theksoi Adıgüzel.
– Përpjekjet ndërkombëtare për refugjatët evropianë
Duke theksuar përpjekjet ndërkombëtare për evropianët, Adıgüzel tha se gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, shumë marrëveshje ligjore ndërkombëtare u krijuan për të garantuar siguri dhe të drejta për evropianët që ikën nga vendet e tyre.
“Më e rëndësishmja nga ato aranzhime është Konventa në lidhje me statusin e refugjatëve, e cila u miratua në Kombet e Bashkuara në vitin 1951 dhe ende është në fuqi. Kjo konventë, e cila fillimisht garantoi sigurim ligjor vetëm për refugjatët evropianë, filloi të zbatohet për të gjithë pas vitit 1967”, tha Adıgüzel.
– Standarde të dyfishta
Duke theksuar standardet e dyfishta, Adıgüzel kritikoi qëndrimin e vendeve evropiane ndaj refugjatëve sirianë.
“Siç shihet, evropianët të cilët ishin refugjatë në të kaluarën dhe ishin të pajisur me rregullime ligjore ndërkombëtare për të mbrojtur të drejtat e tyre, aktualisht po bëjnë gjithçka për të refuzuar refugjatët e mjerueshëm dhe nevojtarët”, tha Adıgüzel.
Ai tha se megjithëse vendet myslimane, veçanërisht Turqia, po strehon 90 për qind të refugjatëve që kin nga Siria për të shpëtuar jetët e tyre, vendet evropiane po luftojnë për të mos pranuar as 10 për qind të refugjatëve sirianë.
Duke theksuar ekuilibrin e fuqisë së ndryshueshme, ai theksoi se njerëzit nuk duhet të harrojnë se ata jetojnë në një botë globale.
“Aktualisht, problemet janë globale, jo lokale apo rajonale. Të njëjtat probleme mund të ndodhin përsëri kudo. Njerëzit duhet të vendosin bazuar në kushtet aktuale”, u shpreh Adıgüzel.
– Rreziku i populizmit
Adıgüzel përmendi politikanët populistë dhe mediat në Evropë si arsye kryesore që evropianët janë të pandjeshëm, të njëanshëm ose agresiv ndaj refugjatëve.
“Politikanët populistë dhe media janë faktorët kryesorë që i bëjnë evropianët dhe vendet evropiane kaq pa emocione apo të njëanshëm ndaj krizës siriane”, tha Adıgüzel.
Ai tha se politika populiste në Evropë është prapa një rritjeje të racizmit dhe armiqësisë dhe se kjo situatë shkakton kriza humanitare.
“Po ashtu gjuha dhe qëndrimi i mediave perëndimore ndaj emigrantëve dhe refugjatëve është një tjetër problem kryesor që rrit paragjykimet dhe armiqësinë në Evropë”, tha ai.
Sipas tij, evropianët i nënshtrohen politikës populiste, sepse natyra dhe njerëzit në përgjithësi preferojnë të fajësojnë dikë tjetër sesa veten.
“Politikanët evropianë fajësojnë migrantët dhe refugjatët e parregullt për çdo problem ekonomik dhe shoqëror në vendin e tyre. Kështu, evropianët fajësojnë refugjatët dhe emigrantët në vend në vend se të fajësojnë politikat e gabuara të qeverive të tyre”, tha Adıgüzel.
Ai shtoi se për sa kohë që politikanët dhe media ruajnë qëndrimin e tyre, lëvizjet anti-emigruese dhe të anti-refugjatëve do të vazhdojnë të rriten dhe forcohen në Evropë.
Siria sapo ka filluar të dalë nga një konflikt shkatërrues që filloi në vitin 2011 kur regjimi Bashar al-Assad u përplas me protestat pro-demokratike. Që atëherë, sipas OKB-së, qindra mijëra njerëz janë vrarë në këtë konflikt dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.
Turqia strehon mbi 3.5 milionë sirianë, numër i cili e bën vend që strehon më shumë refugjatë në botë, ndërsa shumë vende evropiane refuzojnë të hapin dyert e tyre për civilët e zhvendosur.
Megjithatë, Turqia javën e kaluar njoftoi se nuk do t’i ndalojë më azilkërkuesit të arrijnë në Evropë. Vendi mori vendim pasi 34 ushtarë të saj u martirizuan muajin e kaluar nga forcat e regjimit sirian në provincën Idlib.
Ushtarët turq po punonin për të mbrojtur civilët lokalë nën një marrëveshje të vitit 2018 me Rusinë, sipas të cilës aktet e agresionit ishin të ndaluara në rajon.
Që nga ajo kohë, mijëra azilkërkues janë mbledhur në Edirne të Turqisë përgjatë kufirit me Greqinë dhe Bullgarinë, në përpjekje për të arritur në Evropë.
Megjithatë, policia greke ka sulmuar sirianët me bombola gazi lotsjellës dhe me plumba plastike e të vërtetë.
Për shkak të përdorimit të forcës së tepërt nga policia greke, tre sirianë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën.
Në vend që të dënojë sulmet, Bashkimi Evropian (BE) njoftoi se do të sigurojë mbështetje ekonomike dhe ushtarake për Greqinë.
Ankaraja është ankuar në mënyrë të përsëritur se Evropa nuk ka arritur të mbajë premtimet e saj nën marrëveshjen e refugjatëve të vitit 2016 midis BE
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...