Google ADS

Siria, Rusia dhe Irani dënojnë ashpër sulmin ndaj Damaskut

09:12 | 14 Prill 2018
V. S.

Vendimi i Presidentit Donald Trump  për të sulmuar disa nga çarqet ajrore në Siri është dënuar rëndë nga aleatët e Damaskut.

Siria, Rusia dhe Irani kanë dënuar ashpër sulmet që janë kryer në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën nga SHBA-të, transmeton Indeksonline.

Ambasadori i Rusisë në SHBA paralajmëroi që do të ketë pasoja për sulmet e së shtunës, sulme këto që erdhën nga një dyshim për përdorim të armëve kimike në ish kështjellën rebele të Doumës fundjavën e kaluar.

“Një skenar i paracaktuar është duke u zbatuar. Përsëri ne po kërcënohemi. Ne paralajmëruam se veprime të tilla nuk do të mbeten pa pasoja.” tha ambasadori rus Anatoly Antonov në Twitter.

Antov shtoi se ishte e papranueshme të fyente Presidentin e Rusisë dhe SHBA si poseduesi më i madh i armëve kimike nuk ka të drejtë morale për të fajësuar vendet e tjera.

Përvec Rusisë edhe Irani menjëherë pas sulmit ka paralajmëruar “pasoja radikale pas sulmit”.

“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj nuk kanë prova që Organizata për Ndalimin e Arëmve Kimike ka marrë një pozicion, ato kanë kryer këtë sulm ushtarak dhe janë përgjegjës për pasojat rajonale” tha ministri i jashtëm Bahram Ghasemi.

Kurse edhe një zyrtarë i lartë në një aleancë rajonale që mbështet Damaskun tha se qeveria siriane i ka paramenduar sulmet, duke shtuar se vendet në shënjestër u evokuan ditë më parë falë një paralajmërimi nga Rusia./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme