Siria ka kthyer në Francë çmimin prestigjioz Legjioni i Nderit që i është dhënë presidentit Bashar al-Assad, duke thënë se nuk do të mbajë një çmim të një vendi që është skllav i Amerikës.
Veprimi vjen disa ditë, pasi që Franca tha se janë duke u bërë disa procedura disiplinore për të tërhequr çmimin, transmeton portali arbresh.info.
Franca së fundmi i është bashkuar SHBA-ve dhe Britanisë në bombardimin e objektivave siriane për shkak të sulmit të pretenduar kimik.
Çmimi është kthyer në Francë përmes ambasadës rumune në Damask.
Presidenti Assad ishte dekoruar me çmimin më të lartë Kryqi i Madh më 2001 kur mori pushtetin pas vdekjes së të atit.
“Ministria e punëve të jashtme ka kthyer në republikën franceze … dekorimin e Kryqit të Madh të Legjionit të Nderit dhënë presidentit Assad”, tha në një deklaratë ministria e jashtme siriane.
“Nuk është nder që Presidenti Assad të veshë një dekoratë që i atribuohet një vendi skllav dhe ndjekës të Shteteve të Bashkuara që mbështet terroristët”, shtoi ajo.
Rreth 3,000 njerëzve çdo vit u janë dhënë Legion d’honneur për “shërbimet e kryera në Francë” ose për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, lirinë e shtypit apo shkaqe të ngjashme./Arbresh.info/
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën