Siria ka kërkuar “tërheqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar” të trupave turke që janë vendosur në provincën veriperëndimore të vendit, në Idlib.
Trupat turke hynë në Idlib të enjten mbrëma, si përpjekje për të krijuar një zonë sigurie, transmeton portali arbresh.info
Ministria e Jashtme siriane ka kërkuar tërheqjen e trupave ushtarake, ndërsa vendimin për vendosjen e ushtrisë në zonë e ka quajtur “agresion”.
Ushtria turke ka deklaruar se ka filluar “aktivitetet për vendosjen e posteve të vëzhgimit”.
Sipas të përditshmes turke Hurriyet, raportohet se 100 ushtarë, duke përfshirë edhe forcat special dhe 30 vetura të blinduara kanë hyrë në Idlib.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se trupat turke kishin hyrë në Siri me Ushtrinë e Lirë Siriane (Ankara, emër i cili po përdoret për rebelët që kërkojnë largimin e Bashar al-Assad)./arbresh.info/
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
Erdogan: Ne presim ndërtimin e një Sirie të çliruar nga terr...