Siria ka përdorur gaz klorin, thotë mbikqyrësi i armëve

21:35 | 16 Maj 2018
Trina Galanxhi

Ekspertët e armëve globale kanë konfirmuar se gazi klorin është përdorur gjatë sulmeve në një qytet sirian, duke lënë banorët që të kishin probleme me frymarrje.

Tani kur e gjithë bota po pret që të marrë një përgjigjje për hetimin e një sulmi të dyshuar me gaz në Douma, raporti ka theksuar se “klori u lirua nga cilindrat me ndikim mekanik në lagjen Al Saraj gjatë muajit shkurt”, transmeton portali arbresh.info

Konkluzionet e ekipit u bazuan në gjetjen e dy cilindrave “të cilat u përcaktuan si mbajtës të klorit”.

Ekipi i ekpertëve ka intervistuar edhe dëshmitarët dhe ka gjetur se “një numër i madh i pacientëve kanë treguar simptoma në përputhje me ekspozimin ndaj klorit”.

Sulmi në Douma shkaktoi një valë të sulmeve raketore ndëshkuese ndaj objekteve të supozuara të armëve kimike në Siri nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme