Siria i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të tërheqin forcat e saj ushtarake nga vendi, pasi lufta kundër Shtetit Islamik është pothujase e përfunduar.
Deklarata e Ministrisë së Jashtme, e transmetuar nga mediat shtetërore, thotë se prania e trupave “nuk detyron zgjidhje politike për konfliktin”, transmeton portali arbresh.info
Komentet nga zyrtarët sirianë kanë ardhur pasi sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, Jim Mattis tha se “ushtarët amerikanë nuk do të tërhiqen” përpara se procesi politik i mbeshtetur nga OKB të jap rezultat.
Trupat dhe këshilltarët e SHBA-ve po mbështesin forcat demokratike siriane të udhëhequra nga kurdët në luftën kundër ISIS-it.
Zyrtarët kurdë kërkojnë që trupat amerikanë të vazhdojnë të qëndrojnë në vend, në mënyrë që të ndihmojnë në parandalimin e përplasjeve me forcat pro-qeveritare, të cilat gjithashtu luftojnë kundër ISIS-it.
Zyrtarët e SHBA-ve thonë se po mbajnë kontakte me homologët e tyre rusë për të siguruar që asnjë fërkim nuk do të ndodh mes dy forcave. Rusia vazhdon të mbetet një ndër aleatët kryesorë të Presidentit sirian, Bashar al-Assad./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...