Siria ka kërcënuar të rrëzojë avionët ushtarakë turq në hapësirën e tyre ajrore, pasi Turqia është duke u përgatitur të kryej sulme mbi enklavën kurde.
Zëvendësministri i Jashtëm Faisal Mekdad ka thënë se çdo inkursion mbi Afrinin do të konsiderohet akt agresioni, transmeton portali arbresh.info
Kjo deklaratë vjen pasi Turqia kërkoi leje për një fushatë ajrore nga aleatët e qeverisë siriane, Rusia dhe Irani.
Tanke tashmë janë mbledhur në kufirin e afërt me Afrin, i cili mbahet nga luftëtarë kurdë që Turqia i konsideron terroristët.
Krerët kurdë kanë premtuar të mbrojnë enklavën dhe i kanë kërkuar bashkësisë ndërkombëtare të parandalojnë Turqinë që të sulmojë atë që ata thanë se ishin një milion banorë të saj./Arbresh.info/
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe