Siria dhe Irani nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëpunimin ushtarak ndërsa takohen ministrat e mbrojtjes

11:54 | 27 Gusht 2018
Arbresh.info

Irani dhe Siria nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunimin ushtarak në një takim midis ministrave të mbrojtjes në Damask, njoftoi agjencia e lajmeve Tasnim të hënën.

Ministri iranian i Mbrojtjes Amir Hatami udhëtoi të dielën në Damask për një vizitë dy-ditore, duke takuar presidentin sirian Bashar Assad dhe zyrtarët e lartë ushtarakë, sipas raportit.

Nuk janë dhënë detaje rreth marrëveshjes së bashkëpunimit ushtarak. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA John Bolton këmbënguli javën e kaluar se Irani duhet të heqë forcat e tij nga Siria, tha Reuters përcjell arbresh.info

Zyrtarë të lartë iranianë kanë thënë se prania e tyre ushtarake në Siri është me ftesë të qeverisë së Asadit dhe nuk kanë plane të menjëhershme për t’u tërhequr./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme