Forcat e Armatosura Turke po kryejnë një operacion ushtarak të quajtur “Dega e Ullirit” në Sirinë veriore që nga 20 janari, me qëllim për të zhdukur fraksionet e armatosura kurde, të cilat Ankaraja i konsideron terroriste.
Njësitë arabo-kurde të Forcave Demokratike Siriane (SDF) të mbështetura nga SHBA njoftuan se ata kanë dërguar luftëtarë në rajonin Afrin për të ndihmuar Njësitë Mbrojtëse të Popullit Kurd (YPG) në luftën e tyre kundër ushtrisë turke, sipas një njoftimi për shtyp të SDF, transmeton portali arbresh.info
“Ne jemi të detyruar të marrim një vendim që nuk duam të bëjmë…me keqardhje, por sot ne kemi bërë një vendim të dhimshëm, pasi kemi zhvendosur luftëtarët tanë nga rajoni në lindje të Eufratit në provincën Deir ez-Zor dhe do t’i dërgojmë ata në Afrin për të penguar agresionin kriminal të Turqisë”, thuhet në deklaratë.
Lajmi erdhi pasi Pentagoni tha për Ria Novosti se forcat siriane janë zhvendosur nga krahina Deir ez-Zor në Sirinë lindore, ku koalicioni i udhëhequr nga SHBA po kryen fushatën ushtarake anti-ISIS.
nkaraja filloi sulmin e saj ushtarak në Afrin me qëllim që të eliminonte YPG, të cilin ai e konsideron si terrorist për shkak të lidhjeve të supozuara me kryengritësit kurdë në Turqi./arbresh.info/
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë