Mediat shtetërore siriane kanë cituar një burim ushtarak, i cili ka deklaruar se ‘ushtria turke po bombardon forcat siriane dhe aleatët e tyre’.
Agjencia shtetërore e lajmeve SANA ka thënë se bombardimet turke kanë në shënjestër pozicionet siriane që gjendet në zonat kufitare, pranë qytetit verior Manbij, transmeton portali arbresh.info.
Turqia ndërhyri në veri të Sirisë në gusht të vitit të kaluar, duke mbështetur kështu grupet opozitare që kanë për qëllim mposhtjen e Shtetit Islamik nga kufiri i saj, si dhe parandalimin e grupeve kurde nga ndërtimi i një zone autonome përgjatë kufirit./Arbresh.info
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...