Siria ka deklaruar se i është përgjigjur “një agresionit të ri izraelit”, pasi një avion synonte një post ushtarak pranë Damaskut, duke pohuar se sistemi i mbrojtjes ajrore shkatërroi shumicën e raketave.
Agjencia shtetërore e lajmeve SANA tha se mbrojtjet e ajrit u përballën me aeroplanët izraelitë, të cilëve u tha se po fluturonin mbi territorin libanez, transmeton portali arbresh.info
“Sistemet tona të mbrojtjes ajrore u përgjigjën raketave të shkarkuara nga forcat ajrore të armikut izraelit që po fluturonte mbi territorin libanez dhe që synonte një post ushtarak pranë Damaskut”, thuhet në deklaratën e ushtrisë siriane.
Në lidhje me rastin ushtria izraelite ka refuzuar të komentojë.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani, që monitoron luftën e Sirisë përmes aktivistëve në terren,tha se sulmi ajror synonte pozicionet e ushtrisë siriane dhe aleatëve të saj në zonën e Jamraya, në veriperëndim të Damaskut.
Ushtria e Sirisë më 9 janar akuzoi Izraelin për nisjen e raketave që synonin poste ushtarake në zonën e Qutayfeh.
Izraeli ka kryer dhjetëra sulme ajrore brenda Sirisë gjatë luftës civile, kundrejt asaj që thuhet se janë dërgesat e dyshuara të armëve që besohet të jenë të lidhura për grupin militant Hezbollah të Libanit, i cili po lufton së bashku me forcat qeveritare siriane./AP/arbresh.info/
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën