Google ADS

Siri: Vriten 8 persona në një sulm me 3 makina-bombë në ditën e parë të punës pas Ramazanit

12:47 | 2 Korrik 2017
Arbresh.info

Një kamikaz e ka kryer një sulm me makinën e tij të mbushur me eksplozivë në kryeqytetin sirian, Damask, dhe i ka vrarë të paktën tetë persona, raporton televizioni shtetëror sirian.

Policia siriane i ka ndjekur tre të dyshuar me makina-bombë, të cilët po tentonin të hynin në kryeqytet.

Policia ia ka dalë t’i ndalte dy makina, por e treta është futur në sheshin “Tahrir” në lindje të qytetit dhe e ka hedhur veten në erë pasi që ishte rrethuar.

Siria ndodhet midis një lufte civile tashmë gjashtëvjeçare, me Damaskun që ende është kryesisht nën kontrollin e qeverisë.

Të paktën 12 persona u plagosen në këtë sulm.

Televizioni shtetëror raporton se sulmuesit kishin planifikuar t’i bombardonin zonat e mbipopulluara në kryeqytet në ditën e parë të punës pas muajit të shenjtë të Ramazanit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme