Google ADS

Siri, vdesin 9 persona që po strehoheshin në një shkollë

15:52 | 2 Janar 2020
Arbresh.info

Nëntë persona kanë humbur jetën në provincën Idlib në Siri.

Në mesin e të vdekurve janë edhe pesë fëmijë, shkruan BBC, transmeton arbresh.info.

Gjashtëmbëdhjetë persona të tjerë i plagosen kur municioni goditi një shkollë në Sarmin në të cilën po strehoheshin njerëz të zhvendosur.

Kujtojmë që Idlib është rajoni i fundit i madh që ende po mbahet nga rebelët dhe xhihadistët që po kundërshtojnë presidentin, Bashar al-Asad./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme