Google ADS

Siri: Turqia merr nën kontrollë qytetin Jandris

22:36 | 8 Mars 2018
Trina Galanxhi

Forcat turke dhe rebelët aleatë të Sirisë tanë kanë marrë nën kontroll qytetin Jandaris, që ndodhet në rrethin e Afrin.

Sipas agjencisë së lajmeve Anadolu, ushtria turke së bashku me aleatët e Ushtrisë së Lirë Siriane kanë kapur kontrollin e qytetit të dytë më të populluar dhe që mbahej nga luftëtarët kurdë, transmeton portali arbresh.info

Jandaris është rreth 20km larg qendrës së Afrinit, bastioni i fundit i YPG.

“I gjithë qyteti i Jandaris u çlirua nga bandat separatiste. Lufta do të vazhdojë derisa të gjithë Afrin të pastrohet prej tyre”, tha komandanti turk, Abu Salih.

Duke folur në Vienë, Mevlut Cavusoglus, ministri i jashtëm i Turqisë, tha se operacioni ushtarak në Siri kundër grupit kurd të Sirisë duhet të përfundojë deri në maj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme