Google ADS

Siri: Trupat tokësore turke hyjnë në enklavën Afrin

19:59 | 21 Janar 2018
Trina Galanxhi

Turpat tokësore turke kanë kaluar në Sirinë veriore, si pjesë e fushatës së Ankarasë për të shpërbërë zonën kufitare të luftëtarëve kurdë, ka bërë të ditur kryeministri turk.

Binali Yildirim tha se qëllimi është të krijohet një “zonë e sigurtë” prej 30km në thellësi të territorit sirian, transmeton portali arbresh.info

Por milicia kurde e YPG thotë se ka zmbrapsur trupat turke në Afrin.

Operacioni i Turqisë rrezikon rritjen e tensioneve me SHBA-të, të cilët po mbështesin kurdët në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme